
Fortix
Shtojcë e darkës 30 kapsula, pretendime
Përbërja
Një kapsulë përmban:
18 mg hekur në formë të pirofosfatit të hekurit dhe 66 mg vitaminë C.
Përbërësit e tjerë: nisheste misri, stearat magneziumi, xhelatinë dhe dioksid titaniumi (E171).
Veprimi
Kapsulat FORTIKS përmbajnë vitaminë C dhe 216,9 mg (Lipofer®) substancë aktive e cila përmban pirofosfat hekuri mikroinkapsulativ ekuivalente me 18 mg hekur. Hekuri i përpunuar në këtë mënyrë ka shije të reduktuar metali, biodisponueshmëri të rritur, aftësi të reduktuar oksidative me çka reduktohet interaksioni i tij me komponentat e tjera veçanërisht me vitaminën C, nuk shkakton irritacion të traktit digjestiv.
- sigurojnë energji të nevojshme për metabolizëm normal
- reduktojnë lodhjen dhe ligështinë
- sigurojnë funksion normal të sistemit imunologjik
- sigurojnë formimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe hemoglobinës
- sigurojnë transport normal të oksigjenit në trup
- sigurojnë funksion normal kognitiv
- kanë rol në procesin e ndarjes së qelizave
- sigurojnë funksion normal të sistemit nervor
- sigurojnë funksion normal psikologjik
- sigurojnë formimin normal të kolagjenit për funksionimin normal të enëve të gjakut, eshtrave, kërcit, gingigave, lëkurës dhe dhëmbëve
- mbrojnë qelizat nga stresi oksidativ
- vitamina C kontribuon në rritjen e absorbimit të hekurit
KUNDËRVEPRIMET
Mos përdorni Fortiks nëse jeni të ndieshëm në ndonjërin prej përbërësve të tij.
PARALAJMËRIMET DHE VEPRIMET E PADËSHIRUARA
Nuk janë paraqitur efekte të padëshiruara ose paraqitje të helmimit sa i përket përdorimit të dozave të rekomanduara.
DOZIMI DHE MËNYRA E PËRDORIMIT
Të rritur dhe fëmijët më të vjetër se 14 vjet: një kapsulë në ditë, më së miri me vaktin e mëngjesit. Mos i përdorni shtesat për ushqim si zëvendësim të ushqimit të llojllojshëm. Për informacione shtesë drejtohuni farmacistit apo mjekut Tuaj.