
Urea
40% kremë
substancat aktive
40% (carbamide), 1g kremë përmban 400 mg urea. Përbërësit e tjerë: palmitat cetil, alkool cetil, polisorbat 60, monostearat sorbitan, alkool benzil, acid qumështi, trietanolamin, ujë të pastërt.
PËRDORIMI
Urea ka veprim keratolitik dhe emolient. Përdoret gjatë kujdesit shtesë për kserozë, ekzemë atopike dhe psoriazë; për lythe me rrënjë të thella (të forta) dhe përtrashje të shputave, duarve, gjunjëve etj, lëmon dhe redukton përtrashjen e thonjëve të dëmtuar. E lëmon (zbut) lëkurën dhe redukton pamjen e vrazhdë. I mbron thonjtë nga ndikimet e jashtme.
MËNYRA E PËRDORIMIT
Lyhet (zbatohet) 2 herë/ditë derisa të arrihet efekti i dëshiruar (deri 3 muaj). Zbatoni kremën UREA 40% në vendin që duhet të trajtohet. Mos e lyeni lëkurën rreth vendit që trajtohet. Nëse dëshironi, mundeni t’a mbuloni vendin me fashë ose gazë dhe t’a përforconi me shirit ngjitës.
Në sipërfaqen e thonjëve të dëmtuar zbatoni mjaftueshëm nga krema dhe mbuloni siç është përshkruar më lartë. Mund të përdorni edhe mbulesë plastike ose nga vinili për të mbrojtur në mënyrë shtesë gishtin me fashë. Ruajini thonjtë të izoluar nga lagështia 3-7 ditë.
AFATI I PËRDORIMIT
- Afati i shënuar në paketim
- Mund të përdoret 3 muaj pas hapjes së tubës
- Të mos përdoret pas afatit të përdorimit
PAKETIMI
50 g kremë në tube PE/kuti të kartonit
INFORMACIONE SHTESË
- E testuar dermatologjikisht
- Nuk përmban parfum
- Nuk përmban parabenë
- I payndyrshëm